Categories Lajme

Tërmeti çau tokën në Jubë, shpërtheu gaz dhe ujë/ Rrëfimi i banorëve

Fshati Jubë në Durrës është një nga zonat më të prekura nga tërmeti. Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar banesat, por po ashtu ka shkaktuar edhe çarje të mëdha të tokës. Grupi i xhirimit të Ora News së bashku me Dritanin, një banor i këtij fshati udhëtuan drejt zonës më problematike. Me një terren të vështirë me baltë dhe rreth 60 minuta në këmbë në grykëderdhjen e lumit Erzen sheh tokën që është e çarë gati një metër gjerësi. Dritani thotë se para 26 nëntorit ky segment ka qenë i kalueshëm, ndërsa sot është një rrezik. “Ka qenë shumë e hapur, është mbyllur me levë nga ne. Atje ka gjatësi prej 100 metra e hapur komplet. Nuk ka qenë e çarë. Është bërë ditën e tërmetit, nuk ka ndodh ndonjëherë”. Një tjetër banor i këtij fshati teksa na tregon për fuqinë e tërmetit shprehet se atë natë doli ujë me presion nga toka.

“Nuk dinim se çfarë është, pastaj shpërtheu atje te shkallët përpara. Thashë po na shpërthe brenda në shtëpi.”

“Na tmerroi për momentin, thanë se ka dalë edhe si flakë.”

“Ujë dhe gaz.” Fenomeni i pazakontë ka lënë të habitur të gjithë banorët. “Jam 60 vjeç dhe këtë nuk e kam parë ndonjëherë. Ka qenë frikë e jashtëzakonshme.”

Ashtu si dhe në Kanalin e Kuçedrës, edhe në këtë zonë, pranë shtëpive janë krijuar gropa përmes të cilave ka dalë ujë edhe gaz. “Në momentin që ka rënë tërmeti këtu ka dalë uji i zi.” Banorët e këtij fshati kërkojnë ekspertët që të vlerësojnë zonën nëse është ose jo e pabanueshme. /Ora news/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME