Categories Lajme

Tërmeti i dëmtoi shtëpitë, e moshuara: Këtu është tmerr, s’ka as drita, as ujë

Tërmeti ka shkaktuar probleme dëme në shtëpi jo vetëm në Durrës, por edhe në Tiranë. Zona e Kombinatit ka qenë ndër më të goditurat nga tërmeti 6.4 ballë Richter. Sipas News 24, në zonën e Qelqit në Kombiat, shumë familjarë zgjedhin që të flenë jashtë. Një e moshuar, e cila jeton vetëm në banesë shprehet se po kalon momente të këqija, pasi është e vetme e se shtëpia e saj shpesh nuk ka drita e ujë.

“Unë jetoj në një dhomë të vogël. Vrava edhe një dorë. Nuk kam si të rri dot jashtë. Unë djalin e kam emigrant. Jemi skandal, nuk ka ujë, nuk ka drita”, tha e moshuara. Një banor i quajtur Armando Karaj u shpreh se situata në Kombinat është tmerr, edhe pse ndodhet 3 kilometër larg nga Tirana. “Këtu është një tmerr. Kombinati është vetëm 3 kilometër larg Tiranës. Fëmijët rrinë jashtë në të ftohtë”, tha banori.

Një tjetër banor u shpreh se janë detyruar që të flenë jashtë, në shi e në të ftohtë. “Banesa është bërë e pabanueshme. Nuk mund të futemi dot, sepse nuk banohet. Po rrimë në shi e në të ftohtë, pa kushte e asgjë. Nuk ka ardhur askush që të shikojë si është situata. Ne kemi fjetur në çadër, në stola. Na kanë ndihmuar nga xhamia”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME