Categories Lajme

Tërmeti/ Kreu i Emergjencave të BE: Sot zbresin në terren 50 inxhinierë

Drejtuesi i ekipit të Mbrojtjes Civile në Bashkimin Evropian, Peter Glerum, deklaroi se ekipet ndërkombëtare do të vazhdojnë të qëndrojnë në Shqipëri, deri në vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntori.

Në një konferencë për media me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, numri një i emergjencave në BE deklaroi se ekspertët ndërkombëtar kanë ardhur që të martën dhe nuk do të largohen, deri kur të sigurohen që njerëzit në nevojë do të marrin ndihmë.

“Ne do jemi këtu deri në vlerësimin e plotë të dëmeve dhe deri në momentin kur ndihma ndërkombëtare të shkojë në destinacion dhe do sigurohemi se çdo njeri që është në nevojë do ta marrë atë. Për momentin kemi krijuar një bashkëpunim të shkëlqyer me qeverinë shqiptare”, tha Glerum.

Më tej, drejtuesi i emergjencave deklaroi se situata në Shqipëri pas tërmetit ishte kaotike, por sipas tij, po bëhet një strukturim i mirë për koordinimin e të gjithë aktiviteteve për rimëkëmbjen e kësaj situate.

“Jam këtu me një ekip ekspertësh të BE dhe Kombeve të Bashkuara, duke kombinuar përpjekjet tona në një reagim ndërkombëtar për të siguruar një reagim të koordinuar.

Ne filluam operacionin e kërkim-shpëtimit, ekipe nga vendet e BE dhe jashtë saj erdhën në Shqipëri për të kërkuar njerëzit nën rrënoja. Kjo etapë ka përfunduar me disa operacione të suksesshme shpëtimi, por me keqardhje u shënuan edhe viktima. Kjo është një pjesë e rëndësishme.

Ishte një situatë kaotike në fillim, por tani një strukturë e themeluar mirë, me ministrin Çuçi, për të koordinuar të gjithë aktivitetet dhe ne e mbështesim atë.

E mbështesim në vlerësimin e dëmeve, pra ne vlerësojmë të gjithë ndërtesat për sigurinë për të siguruar të gjithë shqiptarët të dinë nëse mund të kthehen në shtëpitë e tyre ose nëse ato duhen riparuar apo shkatërruar plotësisht.

Dje patëm 38 inxhinierë në terren, sot do të kemi 50 dhe operacioni do të vazhdojë edhe ditët në vijim. Do të jetë një kombinim mes shqiptarëve dhe inxhinierëve ndërkombëtarë për të siguruar standardet ndërkombëtare. Ky proces po ecën mirë.

Gjithashtu, po mendojmë edhe për njerëzit që duhen strehuar përkohësisht, për njerëzit që kanë humbur gjithçka për momentin po vijon një vlerësim i nevojave për t’u siguruar se cilët janë ata persona që kanë nevojë për ndihmë.

Ndërkohë, ne sigurohemi se këto ekipe janë dërguar në vend. Ekipet ndërkombëtare janë dërguar për të ofruar ndihmë”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME