Tërmeti që tronditi mbrëmjen e djeshme jugun e Shqipërisë duket se ka lënë pasoja.
Mësohet se ka pasur mbi 10 banesa të dëmtuara lehtë si dhe një shtëpi e dëmtuar rëndë në fshatin Kuç.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 km në lindje të Himarës. Tërmeti është ndjerë edhe në Vlorë, Sarandë e Gjirokastër.
Sipas IGJEUM lëkundjet kanë qenë të shkallës 4.7 ballë në thellësi 10 kilometra.