Categories Lajme

Tërmeti me magnitudë 3.6, sizmologu Duni qetëson qytetarët: Ishte paslëkundje, nuk do të ketë më të fortë

Sizmologu Llambro Duni qetësoi qytetarët për tërmetin e regjistruar në orën 02:40 të natës së kaluar, me magnitudë 3.6 të shkallës rihter, duke rikthyer panikun.

Në një lidhje telefonike për “News24”, sizmologu Duni tha se lëkundja e mbrëmjes së kaluar është në kuadër të paslëkundjeve të tërmetit tragjik të 26 nëntorit. Sipas sizmologut, nuk është e mundur që në ditët në vijim të kemi lëkundje me magnitudë më të fortë.

“Është në kuadrin e paslëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit, në madhësinë që ka pasur, do të shoqërohet me pasgoditje, që do të vazhdojnë për disa muaj.

Kjo e natës së kaluar është e kësaj natyre, kështu që mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar.

Kjo ngjarje e fortë do të pasohet me ngjarje shumë herë më të vogla, ndonjëra prej të cilave edhe do të ndihet”, tha sizmologu.

Sa ishte magnituda e saktë e lëkundjes së mbrëmshme?

Raportimet tona janë në shkallën e magnitudës lokale. Nëse flitet për magnitudën lokale, është mirë që të gjithë t’i referohemi Institutit tonë, ndaj dhe madhësia e lëkundjes ishte 3.6.

Nëse do kemi lëkundje të tjera nuk është vend për panik?

Jam i bindur që nuk do të ketë ngjarje me magnitudë më të lartë, do të ketë ngjarje me magnitudë më të vogël.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME