Categories Lajme

Tërmeti/ qytetarët në Shkodër ndezin qirinj: Të mendojmë për zemra të pikëlluara (Video)

Me një qiri në dorë dhe rruzare, besimtarët katolikë në Shkodër janë lutur për viktimat e tërmetit. Famulltari ka shprehur solidaritetin me ngjarjen e rëndë, ndërsa tha se nuk duhet të qëndrojmë indiferentë ndaj asaj që është parë ditën e sotme. Famullitari u shpreh se duhet të ketë solidarizim të plotë per situatat familjare të disa viktimave në Durrës e Thumanë, ndërsa nuk ka lënë pa kujtuar edhe disa detaje që e shtojnë rriskun e jetëve njerëzore, të cilat ai i quajti makatë.

“Kemi pa shume sot por keto s’jane asgje, s mund te rrim idiferent ndaj kesaj situate, ku familjaret kane humb femijet , ku ndihen te braktisur ndoshta edhe nga Zoti vet. Shpresen e kena te Zoti, jemi thjesht kalimtare ne kete bote. Të krishtere te dashtun te ngushellojme zemrat qe ndihen te plagosura e te vetmume, kjo rruzare shkon per keto familje. Kjo lutje eshte nje shenje shprese e jete ne këtë vend, shpresojme ato qe jane nen germadha te jene ende gjalle. Humbja eshte shpirterore jo materiale, mos ta humbim kurre shpresen tek Zoti.

Mos te trishtohemi kurre, as termetet nuk perbejne mekat nese ndonjehere na shkaktojne deme te medha duhet te reflektojme e te ndalojme per mekatet tona. Mekati nuk eshte tek termetet por tek njerzit , qe per qellime perfitime te veta krijon streha te pasigurta. Mekati eshte tek artitekti i dobet. Mekati eshte tek inxhinieri qe ka kriju streha te pasigurta. Mos te analizojme mekatet se nuk na del koha, ne keto momente te mendojme per ato zemra te pikellume. Zoti na ka thirr te kalojme keto prova , lutja juaj do jet ngushellim per ato familjare”, tha famulltari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME