Categories Lajme

Tërmeti shfaq zgjeben, një 5-vjeçar i infektuar shtrohet në Spitalin e Lezhës. U diagnostikua pasi u strehua në çadër

Sikur të mos mjaftonte drama që po përjetojnë familjet që kanë mbetur jashtë shtëpive, të shkatërruara apo të shpallura të pabanueshme si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, mes tyre është shfaqur sëmundja “Scabies”, e njohur si zgjebja. Një rast i tillë është konstatuar në një nga hotelet e Shëngjinit ku janë të strehuar personat që mbetën të pastrehë nga tërmeti. Burime nga Njësia Vendore e Shëndetësisë në Lezhë bëjnë me dije se i prekur nga kjo sëmundje infektive është një 5-vjeçar nga Mamurrasi. Menjëherë pas konstatimit, ai është izoluar dhe po merr mjekimin e nevojshëm nga bluzat e bardha në Spitalin e Lezhës. Po ashtu janë izoluar edhe familjaret e 5-vjeçarit nga frika e përhapjes së sëmundjes, edhe pse deri në këto momente ata nuk rezultojnë të jenë të infektuar. Bluzat e bardha thanë se familja prej 4 anëtarësh nga Mamurrasi kanë qëndruar disa ditë në çadër dhe aty mendohet se është infektuar 5- vjeçari. Kjo më pas është vërtetuar edhe pas ekzaminimeve të bëra.

INFEKTIMI “Scabies”, apo zgjebja, është një sëmundje infektive që shfaqet nga kushtet jo të mira higjieno-sanitare, por edhe përmes kontaktit të lëkurës. Është një sëmundje që prek lëkurën dhe mund të shkaktojë kruajtje dhe skuqje. Kjo gjendje dermatologjike shkaktohet nga “sarcoptes scabiei”, një merimangë mikroskopike me tetë këmbë. Sëmundja është ngjitëse dhe mund të përhapet shumë lehtë nga personi në person përmes kontaktit të ngushtë fizik. Ajo mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave, pavarësisht situatës së tyre të jetesës dhe statusit socio-ekonomik.

Nëse një individ ka zgjebe, ata dhe kushdo që ka kontakt të ngushtë, duhet të trajtohen të gjithë në të njëjtën kohë. Duke nisur nga ky rast, institucionet shëndetësore po monitorojnë të gjithë personat e prekur nga tërmeti që janë strehuar në zonën e Shëngjinit. Në të tri hotelet ku janë të strehuar këta banorë janë vendosur ekipe mjekësore, të cilët qëndrojnë aty përgjatë 24 orëve. Në Shëngjin janë strehuar 1300 persona nga Lezha, Kurbini dhe Thumana, të ngelur të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

BANORËT Gjatë ditëve të fundit, disa prej të strehuarve në Shëngjin kanë nisur të largohen, pasi kanë marrë banesa me qira apo kanë gjetur strehim te të afërmit e tyre. Po ashtu, në Bashkitë e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, ka ende shumë familje, të cilët vijojnë të qëndrojnë në çadra kryesisht në zonat rurale.

Ata nuk mund të largohen nga zona ku jetojnë, pasi kanë bagëti dhe duhet t’u shërbejnë, por edhe të ruhen nga hajdut]ët, të cilët kanë nisur të shfaqen gjatë këtyre ditëve. Sipas specialisteve të shëndetësisë, personat që qëndrojnë në çadra, janë mjaft të rriskuar për t’u infektuar dhe prekur nga sëmundje të ndryshme.

Mjekët apelojnë që të bëjnë kujdes dhe të krijojnë sadopak kushte higjieno-sanitare apo të strehohen në vende të sigurta, pasi rreziku i infeksionit është evident. Tërmeti i 26 nëntorit ka sjellë dëme të konsiderueshme edhe në Qarkun e Lezhës. Zonat më të prekura janë Bashkia e Lezhës dhe të Kurbinit, pasi tërmeti ka nxjerrë të pabanueshme 80 pallate, ndërsa vijojnë inspektimet në banesat private, të cilat janë raportuar me dëmtime nga familjaret. Deri tani janë të strehuar 650 banorë në rang qarku, për të cilët ende nuk dihet e ardhmja e tyre pas shkatërrimit të banesave nga tërmeti i 26 nëntorit./ Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME