Një tërmet i fuqishëm është regjistruar rreth orës 19:37, pasditen e djeshme në perëndim të Collelongo, në Aquila.
Tërmeti, me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është ndier në të gjithë Marsican, në Avezzano njerëzit kanë dalë të gjithë në rrugë, gjithashtu edhe në Romë, Latina, Frosinone.
Nuk raportohet për dëme materiale, apo viktima, por brenda pak minutash, kjo goditje u pasua nga dy të tjera me magnitudë 0.9 dhe 1.4, gjithmonë me epiqendër Collelongo, duke shtuar panikun tek qytetarët.
Marsica është një nga zonat me rrezik më të lartë sizmik. Më shumë se njëqind vjet më parë, më 13 janar 1915, një tërmet me mganitudë shumë më të lartë, 7.0, shkaktoi mbi 30 mijë të vdekur duke shënuar një nga katastrofat më të mëdha në Itali.