Categories Lajme

Ndaloi sulmin në Francë, shqiptari hero: Policia franceze më…

Një shqiptar ka parandaluar një sulm me armë zjarri në një diskotekë në Francë. Në një intervistë për Klan Kosova, shqiptari i identifikuar si Bujar Muli, ka rrëfyer edhe momentet e panikut në diskotekën në Avallon të Francës dhe momentin kur policia i drejtoi armën. Muli theksoi se klientët e diskotekës pas ngjarjes janë suprizuar me guximin e shqiptarëve.

“Sot rreth orës 4 të gjysmë të mëngjesit, një person ka dashur të hyjë me kallashnikov atje ku unë punoj. Pastaj ne e kemi parë në kamerat, por ai nuk e ka ditur se ne kemi qenë duke e përcjellur.

Ne me kolegët e mi, të gjithë jemi shqiptar kemi arritur të godasim personin, i cili ka dashur të kryejë një akt. Kemi menduar se ka qenë një person tjetër, por fatmirësisht ai ka ik.

Aty kemi has një polic, ku rreziku më i madh për mua  ka qenë për mua. Policia ka menduar se unë kam qenë duke kryer atentatit dhe më kanë drejtuar revolen. Fatmirësisht kolegët e mi kanë reaguar dhe i kanë treguar se nuk kam qenë unë.

Atë personin nuk e kemi parë kurrë. Policia e njihte për arsye se ka qenë një ushtar francez. Policia na ka treguar se do të merret ligji i ushtrisë me personin, i cili ka dashur të kryejë këtë atentat.

Pasi kemi përfunduar punën normal edhe klientët kanë qenë të paktën 200 klientë, të gjithë na kanë falënderuar dhe të gjithë janë çudit sesi ne shqiptarët nuk kemi frikë nga askush dhe se kemi vendosur të sakrifikojmë veten për të mbrojtur klientët. Të gjithë kemi qenë të kënaqur edhe policia edhe klientët. Ka raste që përleshemi me njerëz të pandërgjeshëm po kshu me kallashnikov kemi parë në këto ngjarjet e fundit që shohim nëpër rrugë”, ka rrëfyer shqiptari.47689016 2276652472401659 8941054314546200576 N

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME