Categories Lajme

Tërmeti shtoi varfërinë/ Listës së më të varfëve i’u shtuan edhe 100 mijë persona

Tërmeti i 26 nëntorit zhyti gati 100 mijë njerëz në klasën e personave që vuajnë nga privimi i thellë material. Të dhënat janë bërë publike në raportin e vlerësimit të dëmeve të kryer nga grupi i përbashkët i punës mes ekspertëve të qeverisë shqiptare, Bankës Botërore, Komisionit Europian dhe Organizatës së Kombeve te Bashkuara.

Privimi i thellë material nënkupton kur një familje nuk përballon dot të paktën 4 nga 9 zëra shpenzimesh të konsideruara si jetike për një jetesës normale. Mes tyre bëjnë pjesë pagesa e qerasë, pagesa e faturave të dritave ujit apo shërbimeve të tjera publike, ngrohja e banesës, përballimi i një shpenzimi të papritur etj.

Sipas të dhënave të bëra publike në raport, përpara datës 26 nëntor në 7 bashkitë e dëmtuara më shumë nga tërmeti, numri i personave të privuar materialisht ishte 383 mijë. Por pas tërmetit, kjo kategori u shtua edhe me 100 mijë persona të tjerë duke arritur në mbi 480 mijë. Kjo për shkak të mbylljes së bizneseve, rritjes së papunësisë, shkatërrimit të pronës dhe humbjeve të tjera të të ardhurave që shkaktoi tërmeti.

Sipas raportit, paralelisht, dëmet e shkaktuara nga tërmeti kanë rritur nivelin e varfërisë subjektive me 26 mijë vetë ose 2.3 pikë përqindje krahasuar me vitin 2018.

Ekspertët e raportit theksojnë se pasojat ekonomike të tërmetit tek familjet me të ardhura të ulëta kanë qenë të mëdha dhe këto familje mund të zhyten më thellë në kthetrat e varfërisë nëse nuk mbështeten me politika sociale./ TCh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME