Categories Lajme

Tërmeti tronditi qytetarët gjatë kohës që po shikonin eklipsin diellor

Një tërmet i fuqishëm 6.1 ballë është regjistruar vetëm pak çaste më parë në Kili. Tërmeti ka rënë në një kohë kur qindra-mijëra qytetarë në këtë shtet kanë qenë me sytë nga qielli, duke vëzhguar eklipsin e Diellit.

Sipas të dhënave paraprake, nuk ka raportime për dëme. Por qytetarë të shumtë e kanë parë si një ogur, rënien e tërmetit në të njëjtën kohë me eklipsin diellor. Para pak çastesh ka nisur eklipsi diellor i fundit për  vitin 2020. Ky eklips është i mundur që të shikohet në Amerika e Jugut, Oqeanin Atlantik dhe Afrikën e Jugut.

Eklipsi diellor i plotë ndodh kur Hëna bllokon plotësisht diskun e Diellit. Eklipsi i fundit i plotë diellor ka ndodhur në më 2 korrik 2019. Ndërkohë në vitin 2021 do të ketë 4 eklipse. Një hënë e plotë në 26 maj, një eklips diellor në 10 qershor, një hënë e pjesshme midis datave 18 dhe 19 nëntor dhe një eklips diellor total në 4 dhjetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Anglisë, dyshohet se u vra! Policia arreston dy persona

Një krim i rëndë ka ndodhur në Angli dhe që i ka kushtuar jetën një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 14 Korrik 2026

Dashi Do i jepni me shume prioritet jetës suaj sentimentale gjate kësaj dite duke lënë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Llaman të Himarës, flakët u përhapen në kodrat e zonës

HIMARË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë këtë të hënë një zonë kodrinore me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në lagjen ‘15 Tetori’ në Vlorë, flakët përfshijnë një hapësirë me pisha e shkurre

Një vatër zjarri është aktive mëngjesin e kësaj të marte në lagjen “15 Tetori” në…

LEXO ME SHUME