Categories Lajme

Tërmeti u shembi banesën, banorët e Ishmit i ankohen ish-deputetit të PD: Po i rindërtojmë, INUK po na vënë gjoba

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka zhvilluar sot një takim me disa banorë në fshatin Shetaj të Ishmit, banesat e të cilëve janë prekur nga tërmeti. Gjatë bashkëbisedimit me demokratin, banorët janë ankuar për faktin se janë gjobitur nga INUK i Durrësit pasi kanë bërë punime për rindërtimin e shtëpive.

Një prej banorëve, Ismet Shetaj ankohet për inspektorin e INUK-ut të Durrësit, Ardit Halili, që sipas tij e gjobiti me pesë milionë lekë pas punimeve për rindërtimin e shtëpisë së dëmtuar nga tërmeti. “Shtëpinë po e rregulloj me të ardhurat e mia. Askush s’më ka ndihmuar. Po punoj me fjalën e Edi Ramës se kush ka lek ta ndërtojë vetë shtëpinë. Tani po na vë gjoba,”– tha banori i Ishmit. Ndërkohë, Zejdi Kaculi nga fshati Ishëm i tha ish deputetit Luan Baçi se shtëpia e tij ishte vlerësuar tre herë që pas 21 shtatorit.

“Në tërmetin e parë inxhinierët thanë se është i pabanueshëm. Në tërmetin e dytë thanë është e pabanueshme. Kur erdhën një grup tjetër na thanë: Kjo është vetëm për çati. U thashë “banoni ju këtu se e rregulloj unë çatinë. Kjo nuk është e banueshme. Këtu jetojnë njerëz, jo gjëja e gjallë,”- u shpreh ai i revoltuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME