Categories Lajme

Tërmetit në Itali lë jashtë disa familje shqiptare

Gëzimi, një shqiptar që jeton jo më shumë se 1 km larg Pennisi, fshatit të vogël në Acireale të Italisë i cili gjatë natës u godit nga tërmeti shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit Etna.

Tërmeti me shkallë 4.8 Rihter solli dëme të konsiderueshme duke shembur dhe dëmtuar ndërtesa dhe kisha.

Gëzimi vuri në dispozicion të Ora News pamje nga dëmet e shkaktuara duke sjellë dhe dëshminë e tij.

“Ka familje shqiptare me fëmijë që kanë ngelur jashtë. Në një fshtat pak me larg nga këtu janë bërë më shumë dëme” na tregon Gëzimi për Ora News.

Tërmeti shembi dge statujën e të shenjtit Emidio në Pennisi, që konsiderohej shenjti mbrojtës nga tërmetet, në kishën e Santa Maria del Carmelo.

Deri tani flitet për 28 të plagosur.

Sa shqiptarë jetojnë në zonat e goditura sot nga tërmeti në Itali? lexo më poshtë

Në rajonin e Sicilisë i goditur nga lëkundje e fortë e tërmetit të një nate më parë jetojnë mjaft emigrantë shqiptarë, të cilët kanë mbërritur në këtë territor pas viteve ’90. Sipas të dhënave zyrtare janë rreth 300 shqiptarë që jetojnë në territorin e komunave të goditura nga tërmeti.

Komuniteti i shqiptarëve në Itali është nga më historikët ndër komunitetet e emigrantëve në Itali duke u renditur të tretët në nivel kombëtar për numër popullsie.

Ndërsa në ishullin e Sicilisë, shqiptarët renditen të dytët në numër pas emigrantëve rumunë e sipas statistikave zyrtare në këtë territor jetojnë rreth 8598 shqiptarë.

Komunat më të goditura nga tërmeti i mëngjesit të 26 dhjetorit 2018 janë territori i provincës së Katanias, komuna Zafferana Etnea e fraksioni i saj Fleri, e komuna Santa Venerina.

Sipas të dhënave zyrtare në komunën Zafferna Etnea e cila ishte dhe epiqendra e tërmetit 4.8 ballë të natës së shkuar, jetojnë 186 shqiptarë, 101 meshkuj e 85 femra duke përbërë komunitetit më të madh në numër ndër komunitetet e huja me 41.6% të popullsisë së tyre.

Në komunën e Katanias jetojnë rreth 48 shqiptarë. 25 femra e 23 meshkuj e 5 shtetas kosovarë 4 prej të cilëve janë femra e 1 mashkull.

Në Santa Veneria , një tjetër komunë siciliane e goditur nga tërmeti, ndër 169 shtetas të huaj që jetojnë në këtë territor, 29 janë shqiptarë 17 meshkuj e 12 femra.

Në komunat e zonave të goditura nga tërmeti ekipet e shpëtimit të Departamentit të Mbrojtes civile po verifikojnë në terrotor banesat e dëmtuara e të cilat janë të shumta, Momentalisht banorët e shtëpive të dëmtuara po strehohen në ambientet publike të vënë në dispozicion nga autoritetet vendore si në palestra e shkolla.

/Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME