Categories Lajme

Terminali i ri në Portin e Vlorës

Një terminal i ri pasagjerësh po ndërtohet në portin e Vlorës, i dyti për nga madhësia në vend.

Punimet po ecin me intensitet të lartë, ndërsa synohet që të përfundojnë sa më shpejt.

“Në terminalin e ri do të ketë shtim të shërbimeve, që do të bëjnë të mundur edhe përballimin e fluksit gjatë sezonit të verës. Ky terminal po ndërtohet me një fond prej 250 milionë lekësh. Në krahasim me terminalin e vjetër që kishte një sipërfaqe prej 300 m2, terminali i ri do të ketë 1200 m2 në katin e parë dhe 1000 m2 në katin e dytë” tha Drejtori i Portit të Vlorës, Admir Malaj

Projekti i ri për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve në Portin Detar të Vlorës konsiston në rritjen e cilësisë së shërbimit, në krijimin e një projekti bashkëkohor për shpejtësi në veprime dhe kontrolle, krijimin e një terminali me kapacitet të plotë për çdo periudhë lëvizjesh.

Objekti shtesë në portin ekzistues është parashikuar dy kate me lartësi maksimale prej 7.5 m. Në katin përdhes, në të cilin do të pozicionohet lëvizja e pasagjerëve, do të ketë kryesisht ambiente ndihmëse për udhëtarë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME