Categories Lajme

Terroristët e infiltruar si gazetarë intervistuan Baba Mondin, Kryegjyshi: Mund të isha dhe unë shënjestra

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi rrëfen për Report Tv momentin kur u lajmërua nga policia, në festën e Sulltan Novruzit, marsin e vitit të shkuar,  për arrestimin e dy personave, të dyshuar si pjesë e një celule terroriste iraniane.

“Ata ishin të ftuar për një konferencë botërore në datën 19 mars dhe ishin ftuar dhe për rastin e festës për të bërë xhirime dhe të tregohej aktiviteti i Kryegjyshatës botërore për t’u treguar dhe ajo në arenën botërore dhe në Iran. Erdhën si gazetar ne nuk dinim gjë, se kuptohet janë të ftuar. Kur ishim në fillim të ceremonisë edhe presidenti na lajmëruan se janë arrestuar dhe kaq dimë pastaj më mbrapa pastaj morëm vesh që ato janë mbajtur në polici pastaj kanë ikur janë lënë të lirë. Ata më morën një intervistë se ç’është bektashizmi, veprimtaria jonë në Shqipëri dhe në Ballkan”-u shpreh Baba Mondi.

Baba Mondi u shpreh se qëllimi për sulmin terrorist të organizuar mund të ketë qenë për të prishur bashkëjetesën fetare që kanë shqiptarët.

“Po derisa ata kanë ardhur kushedi ku ka qenë qëllimi i tyre, mund të ketë qenë tek shteti, mund të ketë qenë tek unë, mund të ketë qenë tek besimtarët mund të ketë qenë që të vriteshin sa më shumë njerëz për të prishur imazhin e Shqipërisë dhe për të prishur bashkëjetesën që kemi ne midis besimeve fetare që siç e dini është një rast unikal në botë. Bektashinjtë, ortodoksët, katolikët, protestantët, myslimanët jemi të gjithë bashkë martohemi me njëri-tjetrin kemi një bashkëjetesë të shkëlqyer”–tha kryegjyshi i Bektashinjve

Kryegjyshi i Bektashinjve thekson se nuk ka marrë kërcënime, por në festat e zhvilluara pas këtij incidenti kanë qenë të shtuara masat e sigurisë nga forcat e policisë dhe anti-terrori.

“Mua s’më ka ardhur gjë zyrtarisht që të them që jam nën kërcënim, por kur ka raste të tilla mund të përforcohen me polici me anti-terror siç kemi patur raste të tjera domethënë pas asaj që ndodhi. Kur ka pasur festa kanë ardhur policia domethënë mos ndodh ndonjë incident kjo është. Ndryshon Shqipëria nga gjithë vendet e tjera kjo është dhe merita e shqiptare që nuk janë pjesë e terrorizmit nuk janë pjesë e inatit nuk janë pjesë e të keqes, por janë pjesë e të mirës”- tha Baba Mondi.

/Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Grabitet banesa e dy shtetaseve të huaja në Vlorë

Dy persona nga Vlora, 39 dhe 41 vjeç, janë shpallur në kërkim nga policia për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Katedralja Notre Dame rikthehet në normalitet 5 vite pas rënies së zjarrit!

Katedralja Notre Dame rihap dyert e saj sot, pesë vjet e gjysmë pas zjarrit masiv…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ura e lumit Buna, shpëtohet i moshuari në Shkodër

Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Shkodër gjatë patrullimit në territor, falë ndërhyrjes në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krimi makabër/ Zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau gruan në Athinë

Vrasja makabre e 32-vjecares Alba Cenko nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko në Greqi tronditi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Bypass-in e Fierit, automjeti tip “BMW” del nga rruga, vdes pasagjeri, plagoset drejtuesi i mjetit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune nę Byppass- in e…

LEXO ME SHUME