Categories Lajme

Testimi për infermierët/ Shpallet lista me 1747 aplikantët e parë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerrë rezultatet paraprake të verifikimit të kandidatëve që kanë aplikuar në portalin “Infermierë për Shqipërinë”, që do të marrin  pjesë në konkursin për profesionistë të shkencave mjekësore teknike, për t’u punësuar në institucionet shëndetësore publike.

Sipas rezultateve paraprake, në fazën e dytë janë kualifikuar 1747 profesionistë të shkencave mjekësore teknike, 1238 prej të cilëve janë infermierë.

Kandidatët kanë të drejtë ankimimi brenda tre ditëve për vlerësimin ose moskualifikimin, para se të dalë lista përfundimtare e kandidatëve që kualifikohen për fazën e dytë të konkurimit.

Ndryshe nga konkurset e mëparëshme, testimi do të jetë i informatizuar dhe do të kryhet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore me adresë: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Nr. 23, Tiranë (ish-ATSH).

Ditën e testimit, kandidati duhet të jetë i pajisur me:

– Letërnjoftim (Kartë ID ose Pasaportë, dokumenti origjinal);

– Kopje të Kartës ID ose Pasaportës;

– Faturen me pagesen e tarifës për QSHA-ne.

Profesionistët e shkencave mjekësore teknike nuk do të paguajnë tarifën e plotë, por tarifën e reduktuar sipas marrëveshjes së firmosur ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore “Për ofrimin e shërbimit të digjitalizuar të kandidatëve për tu punësuar si infermier në institucionet shëndetësore publike”.

Testimi do të zhvillohet në Shtator dhe kalendari për testimin e informatizuar do të publikohet në faqen e Qendrës së Shërbimeve Arsimore si dhe në portalin “Infermierë për Shqipërinë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME