Categories Lajme

The Economist: Ndryshim kursi! NATO dislokohet në Kuçovë…’Syri’ vëzhgues i Pentagonit në male

Dikur pjesë e Traktatit të Varshavës, Shqipëria së shpejti do të presë një bazë ajrore të NATO-s.

Vetëm pëllumbat i përdorin tani për tani avionët F 21 të bazës së vjetër ushtarake në Kuçovë.

Por jo për shumë kohë.

Në fillim të vitit të ardhshëm pritet që makineria e rëndë e Nato-s të transferohet këtu për ta rilindur këtë bazë ajrore të heshtur.

71 avionët ushtarak rus dhe kinez, tashmë të ndryshkur, do të largohen prej këtu.

“Ditët e lavdisë po kthehen”, thotë Viktor Vangjeli, 78 vjeç, një pilot në pension.

Shqipëria, që dikur ishte pjesë e ‘Paktit të Varshavës’, së shpejti do të presë një bazë ajrore të NATO-s.

Ndryshim kursi.

Shqipëria komuniste kishte një forcë ajrore të frikshme, por problemet e  sigurisë dhe mungesa e parave, bën që flota të ulte gomat në pistën e Kuçovës dhe të braktisej.

Markat e gdhendura në depozitat e karburantit të disa avionëve të kujtojnë vitet 1970, kur inxhinierët kinezë mblodhën në bazë shumë pilotë për ti trainuar.

Tani forca ajrore shqiptare ka vetëm helikopterë.

Kuçova pret vetëm disa vizitorë ushtarakë dhe dele e lopë që kullosin. Megjithatë ajo mbetet e hapur për raste emergjente.

Një ekip i NATO-s po përpilon planet e investimit të rreth 50 milion dollarëve në fazën e parë të përmirësimit të bazës.

Shqipëria ka qenë anëtare e NATO-s që nga viti 2009, pas largimit nga Traktati i Varshavës në vitin 1968, pas viteve të mosmarrëveshjeve me Rusinë.

Plani nuk parashikon që Aleanca të qëndrojë përgjithmonë aty, por që Kuçova të kthehet në një bazë operative ushtarake për furnizimin me municione dhe karburante, të cilat do të ruhen në tunelet e epokës së komuniste, të ndërtuara fillimisht për të strehuar 100 aeroplanë lufte.

Në vitet 1970 baza punësoi 3.000 njerëz, thotë komandanti i saj, Majori Arqile Olldashi. Tani numri është 110. Edhe popullsia e Kuçovës ka rënë nga 20,000 në rreth 12,000.

Ende jo shumë e dukshme është pista e parë, e ndërtuar nga një kompani italiane e naftës në vitin 1939.

Vendasit shpresojnë që restaurimi i bazës do të jetë edhe në funksion të jetës së tyre.

Në kulmin e veprimtarisë së saj, mesatarisht këtu kryeshin 25 fluturime çdo ditë.

Në vitin 1999 baza u vu në funksion të luftës në Kosovë.

Edhe pse është një vend me shumicë myslimane, shqiptarët janë shumë pro-Amerikanë, kryesisht për shkak të mbështetjes amerikane për kosovarët kundër serbëve.

Aleanca me SHBA shihet me sy të shqetësuar nga ata që mbështetet në Ballkan nga rusët.

Por paratë e Natos për Kuçovën nuk ‘mbarojnë’ me kaq. Një stacion radar i financuar pjesërisht nga Pentagoni është duke u ndërtuar në male.

“Duke filluar nga viti i ardhshëm, ai do të vihet në punë” – thotë Olta Xhacka, Ministre e Mbrojtjes e Shqipërisë –  “radari do të jetë ‘syri’ i NATO-s në rajon”.

Shqiptarja.com mëson se kompania me të cilën po punohet për instalimin e radarit për vëzhgimin e hapësirës ajrore është “Locked Martin”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME