Thellohet bilanci i viktimave si pasojë e uraganit Dorian, në ishujt Bahamas. Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 43.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Duane Sands, i cili shtoi se ka shumë mundësi që numri i të viktimave të rritet, ndërkohë që forcat e shpëtimit janë në terren.
Uragani Dorian, një nga stuhitë më të rënda të regjistruara, ishte më i fuqishmi ndonjëherë që goditi ishujt Bahamas. Ai zgjati dy ditë.