Categories Bota, Lajme

Thellohet bilanci i viktimave nga zjarri në Paris

Një zjarr në banesë i orëve të para të mëngjesit i ka marrë jetën deri tani 10 personave dhe 36 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Paris, në një pallat 8 katësh rreth orës 1 të së martës. Policia arrestoi një grua rreth të 40-ave me probleme mendore.

Janë konfirmuar dyshimet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Sipas dëshmive nga fqinjët, gruaja kishte debatuar me fqinjin 22 vjeçar, me profesion zjarrfikës. Ai kishte trokitur në derën e saj për t’i kërkuar të ulte volumin e muzikës.

“Isha duke fjetur. Një grua sipër meje dëgjonte natën muzikë me zë të lartë. Një djalë ngjiti shkallët dhe i trokiti fortë në derë, duke i bërtitur “boll, boll, boll. Ajo iu përgjigj po ashtu duke bërtitur  – Ti je zjarrfikës apo jo? Po sikur unë t’i vë flakën? Dhe më pas ndodhi ajo që patë”, tha një fqinje.

Sipas hetuesve dhe dëshmive të fqinjve, gruaja ishte problematike dhe ishte shoqëruar shpesh në polici për probleme të kësaj natyre.  Më shumë se 200 zjarrfikës u angazhuan në shuarjen e flakëve, 6 prej tyre mbetën të lënduar. Gjatë ditës së sotme bilanci i viktimave është thelluar. Pritet të thellohet edhe më tej pasi shumë të plagosur janë në gjëndje kritike për jetën./E.L

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME