Categories Lajme

Thellohet skandali/ Pjetri me certifikatë sigurie nga DSIK e Ramës, akses në sekrete

Thellohet edhe më shumë skandali me përzgjedhjen e Edi Ramës, Valdrin Pjetrin,  për kryetar të bashkisë së Shkodrës.

Pjetri edhe pse që nga viti 2003 ka qenë një i dënuar dhe i përzënë nga drejtësia italiane për trafik doge, është pajisur në mënyrë ‘të çuditshme’ në detyrat e tij të larta shtetërore, me certifikatë sigurie.

Sipas burimeve të sigurta të SYRI.net, Valdrin Pjetri, në periudhën që ka qenë drejtor në ministrinë e Mbrojtjes është pajisur ‘fare lehtë’ me certifikatë sigurie nga ana institucioni përgjegjës, direkt në varësi të kryeministrit Rama.

Kështu mësohet se Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) e cila varet nga kryeministria, ka anash kaluar faktin e të kaluarës kriminale të Pjetrit dhe i ka dhënë atij një certifikatë pastërtie e cila i jepte të drejtën që të kishte akses, edhe në sekretet shtetërore në ministrinë e Mbrojtjes të cilat janë të ndërlidhura me ato të NATO.

Në vitet viti 2014-2015,  Valdrin Pjetri, ka mbajtur detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas në vitin 2015-2018 është ‘graduar’ si Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes. Kjo drejtori e dytë është mjaft e rëndësishme, pasi operon edhe  në shitje-blerjen e armëve dhe veçanërisht në fushën e ndihmës që merr ushtria shqiptare nga NATO; në armë, mjete dhe logjistikë.

Pikërisht në këtë pozicion të rëndësishëm dhe delikat, Pjetrit i është dashur certifikata e sigurisë e cila i është dhënë pa asnjë lloj filtri dhe përgjegjësie ligjore nga DISK, në varësi të kryeministrit Rama.

Po zbulohet që në rastin ‘ Valdrin Pjetri’, kanë dështuar të gjitha institucionet përgjegjëse, duke nisur me KQZ-në dhe përfunduar te ministria e Drejtësisë, të cilat duhet ta kishin kapur më herët se opozita këtë infiltrim të krimit në zyrat e larta të shtetit, por pajisja me certifikatë sigurie e një individi me të kaluar kriminale ndërkohë që ka akses në sekretet e NATO, e thellon skandalin dhe e ndërkombëtarizon atë./Syri.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME