Categories Lajme

Theu arrestin shtëpiak dhe u kap mat duke shitur kokainë, arrestohet 38-vjeçari në Lushnjë

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lushnjës, pasi akuzohet se theu arrestin shtëpiak dhe u kap mat duke shitur kokainë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra A. H.

NJOFTIMI I POLICISE
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe u përfshi në një konflikt, arrestohet në flagrancë 38-vjeçari. Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë së Lushnjës i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë, të ndarë në doza gati për shitje. Pas një konflikti të ndodhur ditën e djeshme, në Lushnjë, ku mbeti i plagosur lehtë me mjet prerës shtetasi D. S., 29 vjeç, dhe patën dëmtime të lehta shtetasit B. B., 28 vjeç dhe F. S., 19 vjeç, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Komisariatit Lushnjë, parandalohet një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda, dhe bëhet e mundur kapja e 2 prej autorëve të këtij konflikti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Fier, kapën në flagrancë shtetasin A. H., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Gjirokastrës dhe ishte një nga autorët e një konflikti me sende të forta dhe me mjet prerës.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe sekuestruan 21 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat ky shtetas dyshohet se do t’i shiste në afërsi të shkollave dhe në ambiente të ndryshme. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin e këtij shtetasi për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të rrethanave të konfliktit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Lushnjës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 39 vjeç, pasi dyshohet të jetë një nga autorët e këtij konflikti, dhe shpallën në kërkim 2 shtetas të tjerë, të dyshuar si autorë të plagosjes së 29-vjeçarit, konkretisht shtetasit J. S., 44 vjeç, dhe M. S., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Karbunarë, Lushnjë. Po punohet për kapjen e këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrasja e Fatbardh Licit/ Kamerat “tradhtuan” çiftin, zbardhet dëshmia e të dashurës së Safet Bajrit (PAMJE)

Herët në mëngjes më 10 gusht 2018, Safet Bajri, i njohur si i forti i Dobracit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë, autobusi me nxënës përplaset me kamionin dhe një autoveturë, 30 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë diten e djeshme, duke lënë të plagosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga La Roche-Posay te L’Oreal Paris, kremrat e kujdesit ndaj lëkurës tërhiqen nga tregu! Dyshohen me përmbajtje që mund të shkaktojnë kancer

Një tërheqje e madhe nga tregu është duke u zhvilluar për disa produkte që trajtojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Lezhë: Lokali ishte në pronësi të një 47-vjeçari, kamerat fiksuan një person të maskuar

Policia e Lezhës njofton se sot, (14 mars) rreth orës 03:00, të mëngjesit, në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i keq, pezullohen lundrimet e trageteve Durrës-Bari dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq, shoqëruar me erë të fortë, është pezulluar lundrimi i…

LEXO ME SHUME