Categories Lajme

Thirrja e biznesmenit te fqinji: O Xhevo, hape derën, Erdhi i gjakosur dhe kërkoi …

Një natë pas ngjarjes ku familja e një biznesmeni u dhunua dhe u grabit nga tre persona të armatosur e maskuar në banesën e tyre, në të gjithë lagjen numër 14 në Shkozet dhe jo vetëm, paniku është i madh tek të gjithë banorët.

“Ato të tronditur e ne të tronditur më shumë. S’më ka zënë gjumi gjithë natën, imagjinoja ata”, thotë një banore e lagjes për News 24.

Vetë biznesmeni Kelmendi jashtë kamerës shprehet se kanë shpëtuar mirë pas dhunës së ushtruar nga tre personat e maskuar që i grabitën shumën e parave. Ai tha se ka 12 vjet që merret me biznes, me transport ndërkombëtar me kamion. Iu kanë rrëmbyer fillimisht telefonat, që të mos komunikonin me askënd. Pasi janë larguar tre personat e maskuar të paidentifikuar ende nga policia, kanë qenë fqinjët e tyre që iu kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë lajmëruar policinë.

“Erdhën duke thirrur tek porta. O Xhevo o Xhevo hape derën, dola me vrap i thashë çfarë ka ndodhur. Më tha kanë ardhur hajdutët, më kanë rrëmbyer djalin. Vetë ishte i gjakosur, që e kishin goditur dhe kërkonte telefonin për të njoftuar policinë. E njoftuam pastaj policinë me telefonin tonë, sepse ata s’i kishin telefonat dhe pastaj erdhën policia e të tjerët”, tha një fqinj.

Në fytyrën e tij dukeshin qartë edhe shenjat e dhunës së mbrëmshme. Kelmendi tha se mbrëmjen e shkuar ka qenë në shtëpi me bashkëshorten dhe djalin e mitur 7-vjeçar. Sipas dëshmisë së dhënë në polici, biznesmeni së bashku me djalin 7 vjeç kanë qenë duke hyrë në portën e banesës së tyre në momentin që u sulmuan nga tre personat e maskuar. Ata kanë lidhur dhe kanë torturuar vetë biznesmenin dhe bashkëshorten e tij, ndërsa djalin e kanë marrë peng për disa metra në këtë zonë dhe më pas e kanë lënë të lirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vriste me armë zjarri një person në Institut, arrestohet autori dhe dy shokët e tij

Tentoi të vriste me armë zjarri, një shtetas, rreth tri javë më parë, në Institut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çanta e braktisur me armë brenda u gjet nga fëmijët në Sarandë, zbulohet se kujt i përket

Zbardhen detaje nga ngjarja në Sarandë, ku dje u gjet një armë zjarri në rrugë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët e Vlorës braktisin Unionin, shoqatën e Aleksandër Cipës

Një grup prej 13 gazetarësh të Vlorës, të angazhuar aktualisht në media lokale dhe kombëtare,…

LEXO ME SHUME