Categories Lajme

Thirrja e Manastirliut: Kërkohet dy javë sakrificë! Çomo: Masat të nevojshme, kemi forma të rënda Covid edhe tek të rinjtë!

Në një kohë që Komiteti i Ekspertëve vendosi sot ashpërsimin e masave antiCovid duke zgjatur orën policore, rikthimin e mësimit vetëm on line në gjimnazet e Qarqeve të Mëdha, vetë ministrja e Shëndetësië, Ogerta Manastirliu apeloi për sakrificë nga ana e qytetarëve dhe respektim të masave të marra, duke paralajmëruar se Task Forca nuk do të tolerojë askënd që shkel masat. “Nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që nuk zbatojnë masat. Task forca do jetë 24 orë në terren për të zbatuar monitorimin e masave. Kërkohet sakrificë në 2 javë.
Zinxhirit te infeksionit t’i vëmë përballë zinxhirin e infeksiont.

Shumëkush mund të jetë lodhur por virusi jo. Virusi bën festë e gjen shtigje çdo herë që në relaksohemi e gënjejmë veten se ja hodhem. Ne jemi në mes të kësaj lufte duhet të presim zinxhirin e infeksioneve”,- tha Manastrliu. Nga ana e saj shefja e Infektivit, Najada Como tha se masat janë mëse të nevojshme në një kohë që forma të rënda Covid po hasen redhe tek të rinjtë.

“Kemi shtim të rasteve në spitale, është shtuar numri i mashave të reja në spital forma të rnëda të covid te moshat e reja, shoqëruar edhe me humbje jete. Fluksi është i përballueshëm, por i shtuar ndaj bëj thirrje se marrja e masave është e detyruar për të mbrojtur popullatën. Është shtuar numri i pacientëve në terapi intensive”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME