Categories Lajme

Thirrja e Metës: Të kërkohet ndihmë nga Italia për aplikimin me plazmë hiperimune tek pacientët

Ilir Meta, inkurajon mjekët në vend të ecin sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune tek pacientët me COVID-19, pra me gjakun e personave të shëruar.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se në këtë situatë është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, pasi kjo do të mundësonte aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt.

MESAZHI I METËS Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.

Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli. Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME