Categories Lajme

Thirrja e mjekut italian: Ju lutem na ndihmoni, jemi në emergjencë të plotë

Bergamo është qyteti më i prekur i Italisë nga covid-19. Nëpërmjet një video mesazhi, një mjek i spitalit Papa Giovanni 23, lëshon thirrje të dëshpëruar për ndihmë. Ai thekson nevojën urgjente të spitalit për infermierë, mjekë, respiratorë dhe mjete mbrojtëse. Në gjendjen e krijuar Papa Françesku i nxiti besimtarët të luten posaçërisht për ekipet mjekësore që trajtojnë pacientët me covid-19.

“Ne jemi në emergjencë të plotë,” thotë mjeku Stefano Fagiuoli nga spitali i Bergamo-s, një prej zonave të Italisë Veriore më të prekura nga koronavirusi. Nëpërmjet këtij video mesazhi, mjeku lëshon thirrje të dëshpëruar për ndihmë.

Prej ditësh, spitalet italiane janë në vështirësi për të trajtuar pacientët e prekur nga covid-19. Në spitale nuk kam mjekë për të përballuar fluksin e pacientëve apo pajisje për të trajtuar të shtruarit.

Stefano Fagiuoli, nga spitali kreu i Papa Giovanni XXIII, i bëri thirrje popullit italian të qëndrojë në shtëpi. Gjithashtu ai thekson nevojën urgjente të spitalit për infermierë, mjekë, respiratorë dhe mjete mbrojtëse.

“Unë kam dy mesazhe. Së pari, për popullin: ”Ju lutem qëndroni në shtëpi. Ne kemi nevojë për mjekë dhe infermierë, si dhe për respiratorët dhe mjete mbrojtëse. Organizatat joqeveritare po mbledhin para nëpërmjet platformës GoFundMe, ndaj nëse mundeni ju lutem na ndihmoni, nëse jeni personel shëndetësor jeni të mirëpritur të na bashkoheni për të luftuar koronavirusin. Faleminderit për atë që mund të bëni,” apelon mjeku.

Ndërsa numri i vdekjeve vazhdon të rritet, po kështu rritet edhe numri i arkivoleve që mbërrijnë në varreza dhe ashtu si sistemi shëndetësor, edhe varrezat janë në vështirësi të përballojnë fluksin.

Në gjendjen e krijuar Papa Françesku i nxiti besimtarët të luten posaçërisht për ekipet mjekësore që trajtojnë pacientët me covid-19. Mes të prekurve janë të paktën dhjetë klerikë.

“Unë i nxis besimtarët të kërkojnë mëshirën e Zotit dhe të luten posaçërisht për ata që janë në sporvë për shkak të pandemisë”, shtoi ai. Italia ka raportuar rreth tremijë viktima dhe mbi 35 mijë të infektuar nga virusi vrasës.

https://tv.iltempo.it/home-tv/2020/03/19/video/coronavirus-bergamo-ospedale-papa-giovanni-xxiii-appello-medico-stefano-fagiuoli-video-facebook-1298086/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt pagesës disa shtetas

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7…

LEXO ME SHUME