Categories Lajme

Thirrja e studentëve për pedagogët: Mos u bëni vegël e kryeministrit, kërkesat nuk janë plotësuar

Studentët e Fakultetit të Shkencave, kanë dalë në një deklaratë për mediat, ku kanë theksuar se bojkoti do të vazhdojë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

Ata kanë ftuar që edhe stafet e universiteteve të tjera të bashkohen me ta, duke mos u bërë alibia e kryeministrit Rama. Ky i fundit shprehet se kërkesat e studentëve janë plotësuar.
Studentët kanë kërkuar sërish plotësimin e kërkesave dhe draftimin e një ligji të ri për arsimin që t’i nxjerrë nga kriza ekonomike, institucionale dhe vlerore.

Komunikata e studentëve:

“Bojkoti do të vazhdojë deri në plotësimin e plotë të kërkesave studentore. Prej më shumë se një muaj studentët e universiteteve publike janë hedhur në lëvizje për plotësimin e kërkesave bazike për një jetë studentore dhe akademike të dinjitetshme.
Nga bojkoti në protesta dhe nga protestat në bojkot, ky muaj ka kulmuar pakënaqësinë studentore të mbledhur ndër vite me pakënaqësinë e arsmit publik në vend. Nga fillimi i hapjes së pakontrolluar të universiteteve private në vitin 2005, deri te masivizimi i diplomave pa standarte akademike si në universitete publike ashtu edhe ato private. Qeveria e kulmoi këtë përkeqësim universitar me ligjin e ri të arsmit në vitin 2015.
Në momentin kur diploma u bë mall si në universitete private ashtu edhe ne ato publike, qeveria me ligjin e ri për arsmin e lartë nuk e zhbëri këtë tendencë, por e thelloi me një ligj i cili ia shton sanksionet shtetërore universiteteve publike. Ligji i ri për arsmin e lartë nuk i bën publike universitetet private por i trajton si private edhe universitetet publike.
Fakulteti i Shkencave Sociale ka nisur një jetë universitare mes studentësh dhe profesorësh me diskutime dhe propozime për nxjerrjen nga kriza të arsimit të lartë në vend. Bojkoti ynë aktiv vë në pah faktin se nuk ka dalje nga kriza dhe reformim të arsimit të lartë pa angazhimin e studentëve dhe pedagogëve të universiteteve publike.
Ne ftojmë çdo kënd t’i bashkohet bojkotit aktiv dhe të marrë pjesë në këtë jetë të re universitare deri në plotësimin e kërkesave studentore. Ky është edhe modeli sesi qeveria duhet të operojë në vazhdim: të plotësojë kerkesat tona dhe t’ia lërë përgjegjësinë universiteteve që të fillojnë një diskutim mbarë universitar dhe publik për propozimin dhe draftimin e një ligji të ri për arsimin që na nxjerr nga kriza ekonomike, institucionale dhe vlerore.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rikthehet qarkullimi në aksin Librazhd-Përrenjas, ARRSH del me njoftim

ARRSH bën me dije se sot në orën 12:00 do të rikthehet qarkullimi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira të dendura

Ditën e sotme (3 mars) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Me pistoletë si stilolaps, pinte kafe në lokal, arrestohet 31-vjeçari në lokal

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje dhe kontrolleve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aplikimi/ Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Brendshme hap garën për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit! Kriteret dhe afatet

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur garën për zgjedhjen…

LEXO ME SHUME