Categories Lajme

Thirrja prekëse e babait shqiptar: Im bir po tretet, ju lutem më ndihmoni t’i shpëtoj jetën… është vetëm 14 vjeç

Remzi Muça dhe Bukuroshe Xhediku janë prindër të Renis Muçës 14 vjeç, i aksidentuar në 17 Korrik 2019. Që nga ajo ditë, djali ndodhet në Spitalin e Traumës. Por shumë trajtime ky spital nuk ia ofron dot, ndaj Stop bën apel për të mbledhur 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avioni, që të bëhet transporti.

Aksidenti qe i rëndë. Falenderojmë mjekët këtu tek Spitali Ushtarak për ndihmën që i ka dhënë fillimisht. Por tani këtu nuk ekziston një pavion rehabilitimi, i cili djalit mund t’i vinte në shërbim, për t’u rehabilituar, për t’u kuruar përfundimisht. Kemi bërë letrën nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë. Kemi një muaj e gjysmë që po presim që të na bëjnë një ok, mirëpo është e pamundur. Nuk i di shkaqet nga rrjedhin e si rrjedhin, përgjigja është që deri tani nuk është bërë. Ai po vjen e po tretet dita ditës “, rrëfen babai i Renisit.

“Kam gjetur një spital në Turqi, në Ankara, shuma është shumë e madhe dhe unë nuk e përballoj dot. E kemi për 4 muaj dhe është 12 mijë euro në muaj. Gjendja e tij është kritike, përderisa as nuk shikon, as nuk lëviz dorë, as këmbë. Ushqehet me sondë, me shiringë nga hunda. Ai është ushqimi i Renisit. Lëngje frutash, nuk ka ushqim tjetër për Renisin. Ju lutem, po patët zemër dhe fëmijë më ndihmoni që t’i shpëtoj jetën Renisit, sepse është vetëm 14 vjeç. Do të jetojë edhe ai si shokët dhe si shoqet e veta”, thotë me dëshpërim nëna e 14-vjeçarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME