Urdhri i Policisë që ndalon parkimin e automjeteve para ndërtesave të shkollave nuk po zbatohet në shumë raste në Tiranë. Në shumë shkolla të kryeqytetit, duke përjashtuar ato që kanë pranë korsitë e biçikletave, gjatë orarit mësimor gjenden makina të parkuara edhe para dyerve të shkollave.
E njëjta situatë është edhe tek Liceu Artistik Jordan Misja në Tiranë, edhe në shkollën 9 vjeçare Osman Myderizi në zonën e Ali Demit, mjetet parkohen para shkollave. Madje edhe efektivëve të Policisë Rrugore duket se ky problem nuk u bën përshtypje.
Në terren i vetmi urdhër i policisë që ka gjetur zbatim gjatë javës së parë të vitit arsimor, ne shume raste është ndalimi i tregtarëve ambulantë të cilët shesin produkte të ndryshme ushqimore apo edhe pije pranë shkollave.