Categories Lajme

“T’i jesh mirënjohës Lulzim Bashës se të bëri deputet”/ Ruçi dhe Gjuzi “përplasen” në Kuvend

Kuvendi vijon të prodhojë humor dhe çudira. Deputeti Kujtim Gjuzi u përfshi në një debat me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Gjuzi, që hera herës ka shkaktuar humor dhe ka qenë në vëmendje të memeve në rrjetet sociale, sot kërkoi në sallën e Kuvendit hetimin e kreut të PD-së Lulzim Basha.

“Pse nuk hetohet Lulzim Basha për 4 vrasjet e 21 janarit 2011, se ka qenë ministër i Brendshëm? Po për rrugën e Kombit pse nuk e hetoni? Ju e keni akuzuar dhe pse nuk veproni sot? Apo po bashkëpunoni me të?”, tha Gjuzi.
Duke reaguar ndaj kërkesës së bërë nga deputeti, Ruçi u shpreh “të paktën t’i jesh mirënjohës Lulzim Bashës se të bëri deputet. Z. Basha nuk është deputet dhe s’ke pse e përmend, po shkel procedurën”. Kujtim Gjuzi mori mandatin e deputetit pasi ishte pjesë e listave shumëemërore të PD-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME