Categories Lajme

‘Ti qen ma bën këtë mua’/ Prona, motra përballet me vëllain në emision

Rubrika “Shihemi në Gjyq”, në Tv Klan solli ditën e sotme problemin me pronën që ka sjellë debate dhe përçarje të mëdha mes dy familjeve. Me hyrjen në fuqi të ligjit 7501, Qaniu është pajisur me tokë me një sipërfaqe totale 11 mijë e 900 m katrorë dhe menjëherë e regjistroi këtë sipërfaqe tokë. Nga ana tjetër, kunati i tij Gramozi u pajis me një sipërfaqe totale 12 mijë e 100 m katrorë. Kur ai shkoi për ta regjistruar, zyra vendore ja refuzon aplikimin. Njëkohësisht rezulton se 3 ngastra të Gramozit krijojnë mbivendosje me 3 ngastra të Qaniut dhe ky është problemi mes tyre.

Në një lidhje telefonike në studio, Gramozi u përball me zotin Qani dhe bashkëshorten e tij, që është edhe motra e tij.Eni Çobani: Në ç’moment e keni përfituar aktmarrjen? A keni qenë prezent në momentin që është bërë ndarja e tokës?  Gramoz: E ka mbushur grupi i azhornimit që nuk ka të drejtë! Eni Çobani: Kur s’ka të drejtë, si mund ta mbushi një grup që nuk ka të drejtë? Se këtë nuk e kuptoj?Gramoz: Shiko të dhënat ti, më vjen shumë keq, Eni Çobani: Unë drejtohem nga dokumentacioni zyrtar që ju çoni nëpër gjyqe. Dhe një dokumentacion është akti i marrjes së tokës në pronësi, që e ka dhe Qaniu.

Gramoz: Akti i marrjes së tokës në pronësi ka datën e vitit ’91, po të dhënat janë të azhonimit të kaluar, në ’98. Eni Çobani: Pra sipas mendimit tuaj është i falsifikuar ky dokument apo jo? Gramoz: Dëgjo, ajo ka bërë falsifikim. Qani: Pse e bëre ankesën mbas 5 vjetësh?

Eni Çobani: Kush e ka bërë falsifikimin? Gramoz: Ajo në bashkëpunim me zyrën e regjistrimit. Eni Çobani: Bajamja? Ka kaq fuqi Bajamja? Gramoz: Po! Eni Çobani: Ju fillimisht keni pretenduar për 3 pasuri, më pas e keni ulur pretendimin? Gramoz: Jo, jo dy pretendime kam ngritur unë. Eni Çobani: Flasim për banesën. Ju e keni shitur apo jo? Gramoz: Jo, unë e kam blerë atë banesë. Bajame: Shtëpinë e bleve 160 mijë lekë, ja shite motrës 3 milion. Tokën e kemi këmbyer. Gramoz: Gjej dokument? Unë shtëpinë e kam të blerë, e kam timen.

Bajame: Kam nxjerrë kafshatën time nga goja dhe ta kam dhënë ty, të kam mbajtur gruan 6 muaj me gjithë çupën Klarën, kam fjetur me një dyshek dhe me një jorgan me surratin tuaj. Edhe ti qen më bën këtë mua. Nuk ke lënë vend pa më nxjerrë bojën, më nxorre bojën dhe me burrin, po më ndjan dhe me fëmijët, qen. Ardit Gjebrea: Bajame kujt po i flet?Bajame: Gramozit! Ardit Gjebrea: Po ku e ke Gramozin? Bajame: Atje ku është ta dëgjojë! Ardit Gjebrea: I ke atje kamerat! Gramoz: Çirru, çirru jepi! Do dalë e vërteta!

Bajame: Ku e vodha unë tokën, tokën ma dha shteti. Shteti ma dha, shteti të ma marrë. Eni Çobani: Qetësohu Bajame, se nuk e zgjidhim dot kështu.  Bajame: S’ka trup, turp s’ka! Nuk të ka faj as komuna, as Bashkia. Eni Çobani: Ulu të lutem shumë! Sigurisht që Gramozi mbylli telefonin se ishte e pamundur të komunikohet kështu.Bajame: Le të ikë s’kam ç’e dua. Me gënjeshtra nuk i dilet. /tvklan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME