Categories Showbiz

“Ti u infektove para meje, unë dola e fortë”, batuta e Orit me Islin që ‘ngre dyshime’

Isli Islami është infektuar me Covid. Lajmi u bë i ditur nga Ori Nebiaj “live” gjatë emisionit “Ëake Up”. Ori kujtoi edhe momentet me Islin, para se ky i fundit të rezultonte pozitiv.

“Përgjatë gati një viti unë dhe Isli kemi intervistuar shumë njerëz të prekur nga Covid-19 jo vetëm për të informuar publikun sesi të sëmur ky virus, i cili  ka gjunjëzuar botën por edhe për të shuar kureshtjen e atyre që nuk ishin prekur ende nga Covid siç ishim dhe unë e Isli. Shpesh madje bënim dhe shaka me njëri-tjetrin se cilin do të kapë të parin, cili do të ishte më i fortë ndaj virusit.

Për të qenë fare fare e sinqertë mes meje dhe Islit ai që mund të quhet si me ‘gjermani’ për sa i përket masave ishte Isli. Unë për shembull ndonjëherë harroja ta dezinfektoja mikrofonin, por Isli kurrë. Megjithatë për ta kaluar me batutë dua të te them Isli Islami se bastin e fitova unë.

Ti u infektove para meje kurse unë dola më e fortë”, rrëfeu Ori. Në një lidhje Skype për “Ëake Up”, Isli zbuloi se edhe nëna e tij është infektuar me Covid, teksa bëri të ditur se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë. “Mua më kishin filluar simptomat më herët, por prisja tamponin të isha më i sigurt. Meraku më i madh ishte për nënën time. Edhe nëna ime rezultoi pozitiv me Covid-19, por jemi në gjendje të mirë”, tha Isli.

Ndërkohë, nuk munguan as batutat nga Ori: “A do ishte ky rasti t’i konfirmonim publikut se sa herë ne rezultojnë të veshur njësoj nuk flemë bashkë”? “Ka dhe raste dhe ti e di shumë mirë, që edhe burrë e grua në të njëjtin shtrat bashkëshortor dhe është infektuar vetëm njëri. As ky nuk është rasti kur njerëzit të binden se ne nuk flemë bashkë”, tha Isli duke qeshur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME