Categories Lajme

Tiranë, 56-vjeçari humb jetën, dyshohet se u dhunua për vdekje nga fqinji i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Tiranë, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën pasi është dhunuar për vdekje nga fqinji i tij. Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga autorin e dyshuar të ngjarjes.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen”.

Sipas bluve, autori i dyshuar, pas një sherri banal, “ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë”.

Njoftimi i policisë:

Plagosi rëndë një shtetas, i cili si pasojë humbi jetën, vihet në pranga 51-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte në pjesën e qafës, duke i shkaktuar dëmtime në laring, fqinjin e tij, shtetasin N. S., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME