Categories Lajme

Tiranë, Arrestohen 5 persona, detaje

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Fati i lojërave” ku si rezultat kanë rënë në p ranga 5 persona, janë proceduar penalisht dy të tjerë dhe është shpallur në kërkim një tjetër.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se janë sekuestruar edhe shuma të konsiderueshme parash 11 njësi kompjuterike, l ëndë n arkotike k anabis, 10 aparate celular dhe sende të tjera të kundraligjshme. “Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e N arkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F, K, 36 vjeç dhe J. M, 23 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfizo Keko” në lokalin në administrim të shtetasit F. K, sherbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin J. M, duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularit.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi l ëndë n arkotike kanabis, shuma prej 99.600 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme) dhe sende të tjera të kundraligjshme; Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: B H, 30 vjeç dhe u shpall në kërkim M. N, 29 vjeç(qeramarrësi i lokalit), pasi në rrugën “Nikolla Tupe” në lokalin në përdorim nga shtetasi B. H, dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit, i cili nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të hapur derën.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të lokalit u gjetën e sekuestruan 11 njësi kompjuterike, 6 aparate celular, 4 tavolina pokeri, 3 valixhe me fisha (çipsa) dhe sende të tjera të kundraligjshme; E. B, 26 vjeç, pasi në rrugën “Muhedin Llagami” në lokal, ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit. Në brendësi të lokalit në një tavolinë të përshtatuar për lojra me çipsa, u konstatuan disa klient.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin e shtetasit U. S, 40 vjeç, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular dhe një shumë parash (të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e kundërligjshme).

Gjithashtu, nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.3 dhe nga specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.4 u proceduan në gjendje të lirë shtetasit L. G, 46 vjeç dhe L. B, 27 vjeç, pasi në lokalit e tyre përkatëse, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit nëpërmjet celularit”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME