Categories Lajme

Tiranë, banoret e nje pallati i ka zene halli me komshijen

Pas denoncimit të zonjës Refije Halili për fqinjen e saj, se i hedh jashtëqitje në ballkon “Stop” ka takuar zonjën që i ben keto veprime. Kjo e fundit një tjetër version, duke thënë, se ne fakt keto gjera i bejne komshinjte poshte. Më tej e akuzuara pranon, që vuan nga nervat dhe ka probleme edhe ekonomike, pasi është e divorcuar dhe e papunë.

Fqinja: Jemi zënë. Hipin lart, shikoje litarin aty, vjen era me nder.., nuk kapet, edhe në kuzhinë, nuk di më ku ta mbaj gatimin. Nuk di, ku të shkoj. Del atje te ballkoni, jam pa çadër, pa tendë, mu në surrat më ka rënë , me nder, m….në fytyrë.

Gazetari: Po ata janë në katin poshtë, ti je në katin e gjashtë.

Fqinja: Po ata kanë hyrë më sipër, se ajo era kur fryn kështu, e di si, me furtunë? Kam marrë një shtupë, e kanë lyer me “mendere”. E kanë parë vetë këta të pompës së ujit.

Gazetari: Ti thua, se fajtorë janë ata poshtë?

Fqinja: Normalisht, më kanë dhunuar prej flokësh këtu. Më kanë shkelur këmbën këtu, që të mos lëvizja dhe më kanë tërhequr prej flokësh. Ai çuni me grushte më ka rënë.

Gazetari: Është e vërtetë, që ju u hidhni, qoftë jashtëqitje, qoftë urinë poshtë?

Fqinja: Nuk ka urinë, se ata vetë e kanë bërë, se unë gjithmonë kam qenë e dhunuar prej tyre. Nuk mundem t’i bëj ato gjera. Ata ma kanë bërë mua.

Gazetari: Probleme shëndetësore, a ke? Nga se vuan, apo je mirë me shëndet?

Fqinja: Jo, shëndet…, më shqetëson…, nervat, kur shqetësohet njeriu, trembet.

Fqinja: Pa punë.

Gazetari: Prej sa vitesh je pa punë?

Fqinja: Kam shkuar edhe te Zyra e Punësimit dhe jam ankuar për gjithçka.

Gazetari: Ia ke shkulur ndonjëherë, më përpara, vajzës?

Fqinja: Unë, gocës së saj?! Kurrë! Kjo është lemeri!

Për këtë konflikt u drejtuam në Komisariatin e Policisë Nr.6 dhe drejtuesi i këtij komisariati tha, se çështja do të monitorohet, për të mos patur asnjë lloj problemi. Denoncuesja tregon, se pas interesimit të “Stop”, inspektori i policisë bashkë me të vëllain e fqinjës, i shkuan në shtëpi dhe mësohet se ai e mori të motrën në Durrës, në mënyrë, që të mos krijonte shqetësime më.

Shefi: Rasti ynë dhe ne nuk do të mjaftohemi vetëm me dërgimin e materialeve, dhe që tani ti e bëre prezent, unë do ta ngarkoj zotërinë, në çdo moment ta monitorojë, që ne të mos kemi asnjë lloj problemi. Kurse, rasti në lidhje për të bërë ndonjë investigim, lidhur me personalitetin, duhet ta nisin familjarët, dhe ne bindemi, që kemi një problem të personalitetit të saj, e marrim, njoftojmë ambulancën, njoftojmë një pjesëtar të familjes. Pastaj, spitali psikiatrik, që në të shumtën e rasteve, për shkak të ngarkesave, çfarë i bëjnë, i bëjnë një qetësues atje, ah, në rregull, thotë ai. Kurse, çfarë janë të kartelizuar, është e zgjidhur.

Gazetari: Të lutem, a mundem unë, si përfaqësues i emisionit investigativ “Stop”, t’ju kërkoj që përveçse ta monitoroni, ta bëni edhe këtë hap, të sinjalizoni institucionet e tjera shëndetësore…

Shefi: Patjetër, të garantoj, që jo vetëm do ta bëjmë me gojë, por do ta bëjmë edhe me shkrim.

Gazetari: Ju lutem, që edhe ta ndihmojmë zonjën, se ndoshta ka nevojë për medikamente!

Shefi: Edhe një herë: do të investigojmë, do të marrë detyrë oficeri i policisë nga ky moment, të investigojë, se kë ka njeriun më të afërt, që të jetë kujdestar dhe do ta kryejmë me çdo kusht. Do ta marrim djalin, për fat të mirë komisariati 6 ka kushtet, që…

Gazetari: Gjynah, ta lëmë zonjën.

Shefi: S’do ta lëmë zonjën.

Gazetari: Mund ta bëni sa më parë, qoftë edhe nesër?

Shefi: Nesër në mëngjes, zotëria punonjësi i policisë së zonës, do ulet në zyrën time dhe do marrë detyra konkrete. Të garantoj një gjë: me ndihmën e djalit, me ndihmën tonë, me ndihmën e mjekëve, do ta marrim, do t’i kryejmë një ekzaminim se s’bën!

Një ditë më pas denoncuesja ka telefonuar në emisionin “Stop” dhe tregon se policia ka nisur të punojë lidhur me rastin e saj.

Denoncuesja: Më ka marrë në telefon (inspektori) dhe më ka thënë: “zbrit poshtë pallatit, se kam marrë vëllain e zonjës, që ti ke konflikt, hajde bisedo! Iu kërkova të vijnë sipër në shtëpi, të shohin situatën. I vëllai e mori përsipër. Më tha: “më vjen shumë keq, do e marr motrën me shtëpi në Durrës, sepse ndoshta mund të të ngacmojë prapë, mund të të kërcënojë prapë.

Gazetari: Keni më shqetësime, që nga momenti, që na e bëtë me dije?

Denoncuesja: Jo. Nuk na ka ngacmuar. Unë vë re se, mesa kam kuptuar, ajo nuk ndodhet në shtëpi, sepse nuk ka as lëvizje. Falë jush, se ishit ju ajo shtysa e parë, që u vutë në lëvizje, pastaj komisariati e çfarë janë me radhë. Marre nga tvklan.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME