Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të diele. Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Ora News, makina ka qenë e parkuar mes pallatave në momentin kur është përfshirë nga flakët. Menjëherë mbërritën forcat zjarrfikëse, që bënë të mundur shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet për një zjarr të qëllimshëm. Makina i përket, njërit prej banorëve të pallatit, me profesion avokat. Vetë pronari i automjetit i ka vënë në dispozicionin policisë pamjet e kamerave të sigurisë së pallatit. Pas këqyrjes së tyre pritet të zbulohet edhe shkaku i vërtetë i zjarrit./Ora News

