Categories Lajme

“Në mëngjes do përgatis darkën, pastaj në punë” Shqiptarët që nuk festojnë 31 dhjetorin

31 dhjetori është nata që bashkon njerëzit, mirëpo ka nga ata që për shkak të profesionit nuk shkëputen nga puna. Një mënyrë tjetër e kalimit të festës është të kënaqësh njerëzit që kanë dalë për të festuar apo të japësh ndihmën e parë në raste incidentesh.

Lorenc Hatia ka 19 vjet si zjarrfikës dhe kjo nuk është hera e parë që festën do e kalojë në patrullimin e situatës për fundvit me kolegët: “Gjithkush do ta festojë pranë familjes, por kjo është detyra jonë, misioni dhe qëllimi i zjarrfikësve: t’i shërbejnë komunitetit”.

E detyruar të punojë natën e ndërrimit të viteve është edhe Anila, operatorja e shërbimit zjarrfikës, ku veç punës duhet të përgatisë më parë darkën e fundvitit:  “Unë jam në punë në darkë, kështu që paradite do të merrem me gatimet për familjarët. Por gratë gjithmonë janë të zonja në menaxhimin e kohës. I përkushtohem familjes dhe pastaj detyrës që kam marrë përsipër për të kryer”.

Ndërkohë, këta janë vetëm një pjesë e grupit mjekësor nga 40, të cilët do të jenë në gatishmëri të qytetarëve mbrëmjen e Vitit të Ri. Infermierja Zamira Lekaj thotë: “Jemi të gatshëm ti qëndrojmë në gatishmëri popullit në 31. Është e vështirë, por kur je në frontin e punës je e detyruar, por mirëkuptohem edhe nga bashkëshorti edhe nga fëmija im”. Ndërsa mjeku Arben Duka shprehet: “Dhe ambjenti i punës, përveç lodhjes e stresit është ajo kënaqësia e kalimit të festave me kolegët”.

Detyrën për të kënaqur njerëzit për festa e ka edhe Nermiko, me shijen që do të çojë në tavolinat e klientëve:  “Është shumë ndryshe atmosfera nga ç’mund të kalohet në shtëpi. Nuk është ajo që do doja se do ishte më mirë pranë familjes e të afërmve”. Të tjerë që nata e ndërrimit të viteve i gjen në punë janë edhe gazetarët e kameramanët, të cilët raportojnë për atmosferën e fundvitit./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME