Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit paraditen e kësaj të mërkure në dalje të Tiranës pranë mbikalimit të Kamzës. Në pamjet e dërguara nga qytetarët në rubrikën “Kallëzo” në tvklan.al, duket automjeti tip Smart që është shkrumbuar tërësisht nga flakët e zjarrit. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 09:45, tek mbikalimi i Kamzës
Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Zjarri në makinën në pronësi të 33-vjeçares me iniciale S.E. dyshohet se ndodhi si pasojë e një defekti teknik. /tvklan.al
