Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në autostradën Tiranë – Durrës. Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar edhe trafik të përkohshëm në autostradë.
Aksidenti ka ndodhur pranë Kasharit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Sakaq, aksidenti ka shkaktuar edhe probleme me qarkullimin.
