Categories Lajme

Tiranë , Finalizohet operacioni policor i koduar “Triple Play”

Tiranë , Finalizohet operacioni policor i koduar “Triple Play”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen dy pako me kokainë, tre aparate celulare dhe një automjet.

Vihen në pranga 3 shtetas. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se tre shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zonën e Kamzës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Triple Play”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– L. B., 47 vjeç, R. B., 30 vjeç, të dy banues në Kamzë, dhe M. L., 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Bathore.

Shtetasi L. B., së bashku me nipin e tij, shtetasin R. B., pasi siguronin lëndën narkotike kokainë të pastër në sasi të mëdha, në bashkëpunim dhe me shtetasin M. L., e përpunonin duke e përzier dhe e ndanin atë në doza, të cilat më pas i shisnin në zonën e Kamzës kundrejt vlerës 50 euro një dozë kokainë.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit R. B., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dy pako me sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë (me peshë 213 gramë).

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 aparate celulare dhe 1 automjet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME