Categories Lajme

Tiranë/Goditet një rast i shpërndarjes së lëndës narkotike heroinë, vihet në pranga 45-vjeçari

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kap ‘mat’ duke shitur doza heroine në zonën e Alliasit.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E. Dh., banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, një rast i shpërndarjes së lëndës narkotike heroinë, në doza. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 45-vjeçari që shpërndante dozat e heroinës, në zonën e Alliasit. Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza, gati për shitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për garantimin e rendit dhe sigurisë, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fusha të ndryshme, kapjen në flagrancë të shtetasve që kryejnë vepra penale dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i kontrolleve, në Allias, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 45-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike heroinë, e ndante në doza të cilat i shiste më pas në zonën e Alliasit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME