Një shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga policia e Tiranës, në rrugën “Teodor Keko”. Shqiptari Ilmi Demiraj, 42 vjeç, lindur në Krujë dhe banues Tiranë u ar.restua me qëllim ek.stradimin në Itali, ku edhe ishte dë.nuar me 8 vite b.urg.
“Gjykata Lucca Itali e ka dënuar me 8 vjet b.urg për veprën penale “Vj.edhje me d.hunë. Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë” – njofton policia.