Categories Lajme

Tiranë, kush janë 5 personat që duhet të deklarojnë pasurinë

U ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë 5 personazheve të njohura të botës së krímit në Tiranë. Burime bëjnë me dije se subjekt i ligjit special janë Arsen Hysenaj, Klajdi Qirjo, Elvis Muça, Sejbi Kazazi, Daniel Meta. Njoftimi i plotë: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krím të organizuar apo kríme të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrím për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A. H., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjèdhja me dhùnë”; K. Q., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjèdhja me dhùnë”; E. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjèdhja me dhùnë”; S. K., banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve nárkotike”; D. M., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjèdhja me dhùnë”, e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrím, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krími, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME