Categories Lajme

Tiranë, lajm i fundit

Arrestohet Satedin Erkoçeviç, nga Shkodra i cili po qarkullonte në Tiranë me armë zjarri dhe dyshohet se po përpiqej të vriste një person. Ai ka rënë në prangat e policisë rreth orës 20:50 të mbrëmjes së djeshme në rrugën Bilal Xhaferri.

28-vjeçari është pikasur nga forcat e policisë falë denoncimit të qytetarëve. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën në çantën e dorës një armë zjarri tip pistoletë me 14 fishekë, një prej të cilëve gati për të qëlluar.

Ai është dënuar nga Gjykata e Shkodrës me 20 vite burg pasi në 10 Maj të vitit 2014 ka vrarë me armë zjarri një person me iniciale I.Y. dhe ka plagosur një tjetër në një lokal me muzikë Live.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit. Përmes një deklarate, zëdhënësi i saj Gent Mullai ndër të tjera falënderoi edhe qytetarët për bashkëpunimin. Ai u shpreh se vetëm gjatë muajit korrik dhe gjysmës së parë të gushtit janë kapur 38 persona që qarkullonin me armë zjarri.

I arrestuari Satedin Erkoçeviç

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME