Një makinë luksoze tip ‘Bently’ është përplasur me makinën e policisë në zonën e ‘Kopshtit Botanik’.
Përplasja ka ndodhur gjatë shkëmbimit të dy mjeteve në rrugën ‘Shyqyri Brari’.
Mjeti luksoz që thuhet se kushton rreth 200 mijë euro, ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme të tij.
Nuk ka ende informacione se kush ka qenë fajtori në këtë incident.

