Categories Lajme

Tiranë, ndalohet 18-vjeçari

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës si autor i 6 grabitjeve përgjatë dy muajve , përkatësisht në tetor dhe nëntor, të kryera në kryeqytet.

Sipas informacioneve nga policia, bëhet me dije se 18-vjeçari F.D., iu sekuestrua edhe një dron i vjedhur në një firmë ndërtimi gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve të tjerë të këtyre vjedhjeve. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë –Informacion-Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i vjedhjes së një droni në një firmë ndërtimi.

Zbardhen dhe dokumentohen edhe 6 vjedhje të tjera që dyshohen se janë kryer nga ky shtetas, gjatë 2 muajve të fundit në qarkun e Tiranës.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin e shtetasit F. D., 18 vjeç. Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një dron i vjedhur në një firmë ndërtimi, gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së djeshme.

Nga veprimet e para hetimore të kryera rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë bashkautor dhe i 6 vjedhjeve të tjera, të ndodhura gjatë muajve tetor dhe nëntor, konkretisht:

Më datë 11.10.2021, në rrugën “Abdyl Frashëri”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 29.10.2021, në rrugën “Pjetër Bogdani”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një laptop në një qendër kursesh;

Më datë 30.10.2021, në rrugën “Marco Boçari”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 30.10.2021, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër fizioterapie;

Më datë 31.10.2021, në rrugën “Vaso Pasha”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një qendër estetike;

Më datë 04.11.2021, në rrugën “Pjetër Bogdani”, Tiranë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një restorant.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkautorëve të tjerë të këtyre vjedhjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME