Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë. Ngjarja është shënuar pranë Shkollës “Çajupi”, ku siç shihet në foto një motor është rrëzuar në mes të rrugës. Për pasojë, është lënduar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Categories
Lajme
Tiranë, plāgoset drejtuesi i një motori
