Categories Lajme

Tiranë, pranga përgjegjësit të punimeve në pallatin ku humbi jetën 58-vjeçari

Një 58-vjeçar u gjet i pajetë të Dielën në Fushë Mëzez të Tiranës teksa punonte në një pallat. Sot, në një njoftim zyrtar të policisë thuhet se është vënë në pranga përgjegjësi i punimeve, E.N 34 vjeç.

Mësohet se i ndjeri ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë. Dyshohet se ai ka rënë nga lartësi mes dy kateve të parkingut.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. N., 34 vjeç, banues në Fushë Mëzez, përgjegjës punimesh në pallatin ku u gjet i pajetë shtetasi T. M., mesditën e djeshme. Nga verifikimet e kryera për këtë rast ka rezultuar se shtetasi T. M., 58 vjeç, ishte punësuar në mënyrë të paligjshme dhe nuk i ishin siguruar kushtet e mbrojtjes në punë. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi T. M., duke punuar në pallatin në ndërtim, është rrëzuar nga një lartësi mes 2 kateve të parkingut dhe si pasojë ka humbur jetën”, thotë policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME