Categories Lajme

Tiranë, Shoqërohen 7 persona

Policia ka arrestuar në flagrancë 7 shtetas, të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Policia e Tiranës njofton se kanë rënë në pranga një 33-vjeç banues në Korçë, pasi ka kanosur me mjet prerës një shtetas. Është arrestuar edhe një 51-vjeçar, akuzuar për ndërtim të paligjshëm, ndërsa një 19 dhe 20-vjeçar kanë rënë në pranga pasi iu gjetën nga një dorezë metalike.

Policia bën të ditur se është arrestuar edhe një 18-vjeçar i akuzuar për grabitje. Blutë njoftojnë se kanë arrestuar një 24-vjeçar pas nuk kishte leje drejtimi, një 35-vjeçar pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur. Policia ka njoftuar se ka vënë në pranga një 68-vjeçar pasi i ka vënë flakën banesës ku jeton.

“Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur me një mjet prerës shtetasin G. I. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. S. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 3 armë të ftohta.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 51 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve I. P., 19 vjeç dhe Xh. B., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar tyre, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën dhe i sekuestruan secilit nga një dorezë metalike (përforcues grushti).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 18 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas të mitur, sepse në Kombinat, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë parash në një kioskë.  Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

  1. Sh., 24 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;  K. A., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.75 mg/l.
  • Më datë 16.03.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit S. J., 68 vjeç, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Sandër Prosi”, dyshohet se i ka vënë flakën apartamentit ku banon dhe është larguar. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.
  • Më datë 16.03.2021, në rrugën “Shyqyri Peza”, në banesë, në gjendje të dehur, është vetëdëmtuar me një mjet prerës (thikë),  shtetasi G.  M., 67 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Përplasi për vdekje me makinë të moshuarin, arrestohet 24-vjeçarja

Një 24-vjeçare është arrestuar pasi përplasi me makinë tip ‘Benz’ një 80-vjeçar. Ngjarja u regjistrua…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME