Categories Lajme

Tiranë-Video\ Sekuestrohen 6 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, Arrestohen 2 shtetas

DVP Tiranë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet pas një hetimi disamujor, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Interruption 2”. Sekuestrohen 6 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa (gjithsej 60 kilogramë). Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (njëri prej tyre transportonte me automjet, lëndën narkotike, ndërsa tjetri monitoronte rrugën ku do kalonte ky automjet). Shpallet në kërkim një 28-vjeçar, i dyshuar bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Interruption 2”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. U., 35 vjeç, banues në Krujë dhe A. R., 26 vjeç, banues në Mat. Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se këta shtetas po transportonin një sasi lënde narkotike, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Luz, Fushë Krujë, automjetet me të cilat po qarkullonin këta shtetas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin K. U., në pjesën e pasme, shërbimet e Policisë kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë. Automjeti tjetër drejtohej nga shtetasi A. R., i cili kontrollonte rrugën dhe njoftonte shtetasin K. U., nëse kishte prezencë të Policisë. Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim shtetasi S. D., 28 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 automjetet, 2 celularë dhe një shumë parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në listën e personave më të kërkuar në Itali për vrasje, kapen dy kushërinjtë në Dibër

Dy persona të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosi me armë gjahu në këmbë një 53-vjeçar, pranga të riut në Elbasan

Policia ka vendosur në pranga një-32 vjeçar me precedent të mëparshëm penal në fushën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet moti për sot

Këtë të shtunë kushtet atmosferike do të jenë të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset me thikë shqiptari në Greqi

Një shqiptar, i cili punon në fermë, është gjetur i plagosur me thikë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kapet me 10 kg kokainë i riu shqiptar në Itali, ja skema që përdorte për shpërndarjen

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 10 kilogramë kokainë…

LEXO ME SHUME