Mjetet që qarkullojnë me xhama të errësuar, janë një ndër problematikat e qarkullimit rrugor. Gjatë dy ditëve të fundit, janë vënë nën hetim 97 drejtues mjetesh, për mjete me xhama të errësuar apo xhama të errët të fabrikuar, por të pahomologuar nga prodhuesi.
Këta mjete janë një burim i shtuar për aksidente dhe policët e kryeqytetit kanë ndjekur detyrat e përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL shtator 2019” për xhamat e errësuar, miratuar nga Departamenti Për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.